Politike

Reforma e pensioneve, Rama: Vazhdojmë me bonuse, ndërhyjmë në skemë pa prishur themelet

Rama gjithashtu tha se qeveria do të vazhdojë me bonuset për pensionistët dhe do ndërhyjë në skemë pa prishur themelet e sistemit të reformës së pensioneve.

5 Shkurt 2025, 10:11 Nga E. D
Reforma e pensioneve, Rama: Vazhdojmë me bonuse, ndërhyjmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për reformën e sistemit të pensioneve tha se duhet të udhëhiqet nga tre udhërrëfyes. Rama gjithashtu tha se qeveria do të vazhdojë me bonuset për pensionistët dhe do ndërhyjë në skemë pa prishur themelet e sistemit të reformës së pensioneve. Rama gjithashtu u shpreh se do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies

“Ndryshimi ka ndodhur se me reformën e 2014, vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Plaga po mbyllet dalëngadalë, por vazhdojmë të kemi një pjesë që vuajnë nga ajo plagë. Udhërrëfyesit që duhet te kemi: ‘Mos rregullo një skemë që nuk funksionon, por projekto diçka të re. Mos provo diçka të re kur një skemë funksionon. Udhërrëfyesi i dytë është të zgjedhësh mes dhimbje afatshkurtër dhe afatgjatë, se reformë pa dhimbje nuk ka. Nëse kemi përjetuar një dhimbje afatgjatë kjo ka ardhur si rezultat i faktet se të gjithë ata para nesh kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje.

Udhërrëfyesi i tretë është që reformimi i skemës së pensioneve, është maratonë, nuk është sprint. Të gjitha sprintet na kanë çuar në situatën e 2014, ku FMN e Banka Botërore thoshin rrisni çmimin e energjisë, ulni pensionet dhe filloni paguani se ndryshe nga priste kolapsi i plotë nga të katër anët. Sot ne jemi që nga 1 shkurti vendi i vetëm në këtë rajon, që kemi ulur çmimin e energjisë. Do ecim paralelisht me bonuset që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur ne asketin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në 2 dhe i kemi lidhur këto bonues me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll