Politike

"Informaliteti garanton cash me shumë, por shndërrohet në gjëmë nesër!" Gonxhja: Bizneset të deklarojnë pagat!

Ai ka shtuar se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat.

5 Shkurt 2025, 09:20 Nga M.B
"Informaliteti garanton cash me shumë, por shndërrohet në
Blendi Gonxhja

TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, foli dhe lidhur me çështjen e informalitetit të pagave. Gonxhja tha se informaliteti garanton ca para cash më shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Ai ka shtuar se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat. Sipas tij, nëse nuk rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do ketë njerëz që nuk kanë mjaftueshëm.

“Informaliteti garanton ca cash me shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Bizneset që ankohen për taks duhet të kuptojnë se ndërsa shteti shqiptar vjel sot nga taksat sa 27% e PBB, vendet e rajonit kanë vite që vjelin 30%. Nëse nuk rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do kemi njerëz që nuk kanë mjaftueshëm. Biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat”, tha Gonxhja.

blendi gonxhja

Sondazh

Poll