Politike

Reforma në sistemin e pensioneve/ Drejtoresha e Bankës Botërore në BP: Nëndeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e kontributeve të pensioneve në Shqipëri

Yu u shpreh sepavarësisht pensionit social që ka futur Shqipëria për ti dhënë fund varfërisë në pleqëri, sërish migrimi dhe informaliteti në vend është i lartë. Ajo shton se gjithashtu se nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit të kontributeve të pensioneve

5 Shkurt 2025, 09:19 Nga B.Z

Reforma në sistemin e pensioneve/ Drejtoresha e Bankës Botërore

TIRANË - Drejtoresha e Bankës Botërore në Ballkanin Perëndimor, Xiaqing Yu, në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në këtë fushë, po sipas saj janë ende disa pika që duhen përmirësuar.

Yu u shpreh sepavarësisht pensionit social që ka futur Shqipëria për ti dhënë fund varfërisë në pleqëri, sërish migrimi dhe informaliteti në vend është i lartë. Ajo shton se gjithashtu se nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit të kontributeve të pensioneve

Xiaqing Yu: Qeveria e Shqipërisë e mori përsipër që ti japë zgjidhje kësaj sfide që me reformën e vitit 2014, që e ka përmirësuar ndjeshëm sistemin e pensioneve kjo reformë. Ka futur edhe një pension social për ti dhënë zgjidhje varfërisë në pleqëri, gjithashtu ka futur edhe kërkesën për rritjen e moshës së daljes në pension. Si shumë vënde të tjera të Evropës dhe Azisë Qëndrore Shqipëria ka pësuar ndryshime, por nga ana tjetër migrimi është në shkallë të lartë, informaliteti në shkallë të lartë, nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit të kontributeve të pensioneve. Qeveria e Shqipërisë e ka kuptuar këtë situatë dhe rëndësinë që ka kjo për sistemin e pensioneve.

Sondazh

Poll