Politike

Rama: Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, përgjigjja jonë ishte JO!

Ai ka shtuar se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.

5 Shkurt 2025, 09:47 Nga M.B
Rama: Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ulen pensionet dhe të rriten çmimet e energjisë. Sipas tij, qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari. Ai ka shtuar se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.

"Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll