Politike

Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars

Rama përmes një video të publikuar sot në rrjetet sociale, u ka kujtuar shqiptarëve në SHBA se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.

5 Shkurt 2025, 09:23 Nga E. D
Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës:
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në New York, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Rama përmes një video të publikuar sot në rrjetet sociale, u ka kujtuar shqiptarëve në SHBA se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.

“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por, a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime,” thuhet në videon e publikuar.

edi rama

Sondazh

Poll