Politike

"Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme"/ Rama ironizon opozitën për pensionet: Do të thotë të hidhesh në humnerë

Rama është shprehur se sipas tij kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere.

5 Shkurt 2025, 09:55 Nga B.Z
"Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë
Edi Rama

TIRANË - "Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme",- kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, duke ironizuar opozitën.

Rama është shprehur se sipas tij kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere. Ai shton se qeveria do të ecë paralelisht me bonuset të cilat sipas tij janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. 

Rama: Jemi afër një dite zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere, do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë. Do të ecim paralelisht me bonuset të cilat janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit kemi kaluar në dy bonuse, në fundvit dhe në pranverë”.

Sondazh

Poll