Politike

"Niveli i pensionit para reformës ishte 220 euro"/ Rama 'fajëson' opozitën për pensionet: Po mbyllim plagën e madhe që lanë ata para nesh!

Rama thotë se para reformës pensioni ka qënë 220 euro, dhe kjo sipas tij ka shkaktuar plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, ndërsa shton se ende ka një pjesë të qytetarëve që vuan nga ajo plagë.

5 Shkurt 2025, 09:59 Nga B.Z
"Niveli i pensionit para reformës ishte 220 euro"/ Rama
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se qeveria aktuale po mbyll plagën që ka lënë opozita para reformës së 2014 për pensionet në vend.

Rama thotë se para reformës pensioni ka qënë 220 euro, dhe kjo sipas tij ka shkaktuar plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, ndërsa shton se ende ka një pjesë të qytetarëve që vuan nga ajo plagë.

Rama: Pensionistët sot, që kanë të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore, por kanë dalë në pension në dy kohë të ndryshme, marrin pensione të ndryshme. Një nga pikat që në duhet të adresojmë është si të zvogëlojmë këtë hendek. Ndryshimi ka ndodhur se me reformën vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Niveli i pensionit ishte me një tavan atë kohë, rreth 200 dollarë, me llogaritë e sotme, 220 euro. Çfarëdolloj kontributesh të kishe dhënë ti, nuk merrje me shumë se 220 euro. Kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por sidoqoftë vazhdojmë të kemi një pjesë që vuan nga ajo plagë.

Sondazh

Poll