Sport

Tronditet FIFA. 77 milionë euro ‘bonus’ nëse Katari zgjidhej organizatori i Kupës së Botës 2022

11 Mars 2019, 15:09 Nga DOSJA
Tronditet FIFA. 77 milionë euro ‘bonus’ nëse Katari

FIFA, institucioni më i lartë i futbollit botëror është përfshirë në një skandal, i cili lidhet më vendin organizator të Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Sipas medias britanike ‘The Sun’, Katari ka korruptuar FIFA-sn duke i paguar një shumë të madhe parashë në mënyrë që këta të fundit të shpalleshin organizatorët për finalet e Kupës së Botës.

Kjo akuze qëndron në faktin e zbulimit të disa dokumenteve të cilat shpjegojnë se nëse televizoni ‘Al Xhazira’ i cili drejtohet nga Katari, ka nënshkruar një kotratë televizive prej 310 milionë paundësh, ku 77 milionë prej tyre do ishin si bonus nëse Katari do përzgjidhej organizator i Kupës së Botës.

Nuk është hera e parë që FIFA përfshihet në skandale, ku mjafton të kujtojmë rastin e Sepp Blatter, ish presidentit të FIFA, i cili u akuzua për korrupsion.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fifa katar 2022 korrupsion fifa katar 2022 korrupsion

Sondazh

Poll