Politike

"Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK"/ Ambasadori britanik Nicholas Abbott, takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme

Abbott ka rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një nga institucionet më të besuara në Shqipërisë. Gjithashtu, ambasadori britanik ka theksuar se mirëpret nismën e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.

4 Shkurt 2025, 10:31 Nga B.Z
"Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK"/
Nicholas Abbott

TIRANË - Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar këtë të martë me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Altin Dumani.

Ambasada Britanike ka dhënë detaje nga takimi, teksa shkruan se Abbott ka rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një nga institucionet më të besuara në Shqipërisë. 

Gjithashtu, ambasadori britanik ka theksuar se mirëpret nismën e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.

Reagimi i Ambasadës Britanike në Shqipëri

Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, u takua me Z. Altin Dumani, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.

Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.

Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025.

altin dumani

Sondazh

Poll