Politike

Ramës nuk i del e keqja me Berishën: Ai bufi nuk është problemi im, por i drejtësisë

Gjatë fjalës së tij në Facebook, Rama duke e quajtur Berishën si buf ka deklaruar se nga aspekti ligjor nuk është problemi i tij.

4 Shkurt 2025, 09:37 Nga I.A
Ramës nuk i del e keqja me Berishën: Ai bufi nuk është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka dalë e keqja me kreun e PD-së Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në Facebook, Rama duke e quajtur Berishën si buf ka deklaruar se nga aspekti ligjor nuk është problemi i tij. Ndërkohë që ka theksuar se në aspektin politik, shqiptarët do dinë si ta trajtojnë këtë më 11 maj.  

“Nuk them se jam më i mirë ndër të këqijtë, them nuk jemi më të mirët, por nuk do të thotë se jemi ndër të këqinjtë se nuk krahasohemi dot me disa të tjerë. Nuk them se nuk jemi të zhgënjyer se ai bufi që kukuron sot, nuk iu gjet ende vendi që meriton. Pse? Lavdi zotit koha kur gjykatën e bënte partia, koha kur dënimet i jepte qeveria, kur kryeministri apo krytetari i partisë caktonte se kush duhej të dënohej apo lihej iu lirë ka vdekur. Sot është drejtësia që I bën këto gjëra, dhe ajo që ne kemi bërë, që është historike, është që do të mbetet gur kilometric në formimin e shtetit modern shqiptar fakti që drejtësia u clirua nga duart e politikës dhe që është në gjendje që të futet në fushën ku vepron pushteti politik dhe të tërheq ata që shfrytëzojnë pushtetin për përfitime të paligjshme. Ky është fakti i madh historik që është produkt i PS. Ai bufi me kua kua kua, nuk janë problem im dhe ynë në aspektin ligjor, por janë problem i drejtësisë. Janë problem i im dhe i yni në aspektin politik, janë problem i shqiptarëve që në 11 maj do të dinë se si do ta trajtojnë këtë problem. Për këtë nuk kam pikën e dyshimit,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll