Politike

"Familja ime ushqim i vazhdueshëm…”, Rama: Libri i shtëpisë nuk është program opozitar

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se libri i shtëpisë nuk është program opozitar që të përmendet aq shumë.

4 Shkurt 2025, 09:10 Nga I.A
"Familja ime ushqim i vazhdueshëm…”, Rama: Libri i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar faktin pse e ka përmendur aq shumë 'librin e shtëpisë'. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se libri i shtëpisë nuk është program opozitar që të përmendet aq shumë. Ndërkohë që ka shtuar se opozita nuk ka lënë gjë pa sharë dhe shpifur për familjen e tij. 

“Librin e shtëpisë e kam përmendur që të jemi të qartë për faktin që një pjesë për fat të keq, tifozë të verbër, a thua se jemi skuadra që luajmë futboll, dhe jo skuarda që janë në fushë dhe kanë në dorë fatin e këtij vendi, ku tifozllëku nuk duhet të hyjë fare. Për ata tifozë libri i shtëpisë time është bërë ushqim i vazhdueshëm njësoj si në stadium me të vdekur dhe të gjallë. Këtë të librit të shtëpisë e kam përmendur se nuk është program opozitar. Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria duke sharë, mohuar dhe akuzuar, sajuar dhe shpifur për mua, familjen time, për prindërit e mi që sot nuk janë më. Im atë s’ka qenë që ditën kur kam filluar të merrem me politikë dhe është fatkeqësi që këtu janë thyer të gjitha normat, deri te normat e kanunit. Ky është libri i shtëpisë time,” tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll