Politike

Turizmi/ Rama: Jemi në projektin e parë për resortin e skive në Shqipëri

Rama ka theksuar se turizmi është zgjeruar përtej sezonit veror dhe hotelet nisin punën në prill e përfundojnë në tetor. 

4 Shkurt 2025, 08:58 Nga I.A
Turizmi/ Rama: Jemi në projektin e parë për resortin e skive
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka delaruar se turizmi në vendin tonë është në një trend rritës. Duke iu përgjigjur pyetjeve në Facebook, Rama ka theksuar se turizmi është zgjeruar përtej sezonit veror dhe hotelet nisin punën në prill e përfundojnë në tetor. Po ashtu Rama theksoi se janë në projektin e nisjes së resortit te parë të skive në Shqipëri. 

"Turizmi është duke u zgjeruar përtej sezonit veror. Sot nuk kemi turizmin korrik gusht. Por hotelet e bregdetit nisin që në prill dhe kanë turistë deri në tetor. Zgjerimi tregohet edhe nga shifrat e nëntorit, dhjetorit apo janarit kur kemi rritje të numrit, jo vetëm për arsye të plazhit, por edhe nga qytete ku ka shumë për të ofruar. Ka shumë akoma për të bërë dhe jemi shumë pranë nisjes së resortit të parë të skive në Shqipëri,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll