Politike

Shëndetësia/ Rama: Ndryshimi është i jashtëzakonshëm! Spitalet në shumë qytete kanë pësuar transformim rrënjësor

Rama u shpreh se në spitale janë bërë ndryshime të jashtëzakonshme. Rama tha se në të gjitha qytetet, si Fier, Durrës, Elbasan, Tiranë spitalet kanë pësuar transformim rrënjësor.

4 Shkurt 2025, 08:48 Nga B.Z
Shëndetësia/ Rama: Ndryshimi është i
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë bisedës virtuale që zhvilloi me ndjekësit e tij në rrjete sociale është ndalur edhe te shëndetësia në vend.

I pyetur nga komentuesi se përse nuk flet për shëndetësinë, nisur edhe nga disa denoncime që janë bërë së funmi në lidhje me Onkologjikun, Rama u shpreh se në spitale janë bërë ndryshime të jashtëzakonshme. Rama tha se në të gjitha qytetet, si Fier, Durrës, Elbasan, Tiranë spitalet kanë pësuar transformim rrënjësor.

Rama: Për shëndetësinë patjetër flas, dhe mjafton që të shkosh në QSUT apo edhe në spitale të tjera që nga Shkodra deri në Vlorë në Ebasan, Fier, Durrës dhe të shohësh cfarë transformimi rrënjësor është bërë. Më vjen shumë keq që shumëkush nuk ka shkuar në këto vite, por vazhdon shkon në spitalet e kohës së Paulos dhe vazhdon i bije të njëjtës daulle ndërkohë që ndryshimi është i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm dhe i pakonceptueshëm. Unë përsonalisht dy herë jam shtruar në spital te sëmundjet e brendshme këtu në Tiranë dhe po them që nuk ka absolutisht asnjë ndryshim jo vetëm në rastin tim, për mua apo dhe pacientët nga jashtë.

edi rama

Sondazh

Poll