Politike

"Çmimet e shportës nuk i rrisim ne"/ Rama: Kemi ulur 10.5% e çmimit të energjisë elektrike

Ndërkohë që për çmimin e energjisë elektrike, Rama theksoi se është ulur në një kohë që askush nuk e ul, por vetëm e ngre.  

4 Shkurt 2025, 08:55 Nga I.A

"Çmimet e shportës nuk i rrisim ne"/ Rama: Kemi ulur 10.5%

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çmimet e shportës nuk rriten nga qeveria në vend. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në Facebook, Rama ka thkesuar se në Shqipëri kemi pasur inflacionin me të ulët. Ndërkohë që për çmimin e energjisë elektrike, Rama theksoi se është ulur në një kohë që askush nuk e ul, por vetëm e ngre.  

“Qeveritë dallohen se kush bën më shumë punë të mira me ato para që administron. Çmimet nuk i rrit dhe nuk i ul qeveria. Në Shqipëria, ne kemi pasur inflacionin më të ulët. Ulja e çmimit të energjisë, për ata që paguajnë faturat, e kuptojnë që çmimi është ulur. Është ulur dhe është një ulje atipike në një periudhë kohore, ku askush nuk ul, por vetëm e rrit çmimin e energjisë,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll