Politike

"Nuk ka çelës magjik për zgjidhjen"/ Rama: Trendi i largimit s’e ka zanafillën në qeverisjen tonë

Po ashtu ka deklaruar se do të ketë një kthesë të dukshme, ku më shumë të kthehen se sa të largohen nga vendi dhe kjo do të jetë momenti i anëtarësimit në BE. 

4 Shkurt 2025, 09:08 Nga I.A
"Nuk ka çelës magjik për zgjidhjen"/ Rama: Trendi i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka një zgjidhje magjike për të frenuar zgjidhjen e largimit të njerëzve nga vendi. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se trendi i largimit nuk e ka zanafillën në qeverisjen e PS-së. Po ashtu ka deklaruar se do të ketë një kthesë të dukshme, ku më shumë të kthehen se sa të largohen nga vendi dhe kjo do të jetë momenti i anëtarësimit në BE.  

Kjo historia po ikin, po ikin, është pak si një motiv i stërkënduar por pa pasur parasysh disa fakte të thjeshta. Së pari, trendi i largimit të shqiptarëve drejt Evropës apo botës as nuk e ka zanafillën në qeverisjen tonë dhe as nuk është në stadin kur kthesa e dukshme të fillojë. Sepse të shohësh se çfarë ka ndodhur me vendet e tjera për të kuptuar se kthesa e dukshme, momenti kur ka më shumë që kthehen sesa që largohen, për të gjitha vendet anëtare të BE, është momenti i anëtarësimit dhe momenti i balancimit të plotë të vendit në kornizën e përgjithshme të veprimtarisë së shteteve evropiane. E dyta, ne shqiptarët kemi qenë të mbyllur për mbi 50 vite dhe jemi më të justifikuarit për të kërkuar diçka më të mirë dhe jo për të pritur kur largohemi. Nga ana tjetër sic ka shqiptarë që largohen, ka edhe që kthehen. Zgjidhja nuk është çelës magjik por punë e përditshme. Sic po ndodh që gjithmonë e më të shumtë shqiptarët po kthehen për të bërë pushime apo për të investuar në fshat dhe për të blerë shtëpi dhe parë të ardhme në qytet, ky është trend që do të ketë kohën dhe kthesën e vet. Nuk ka asnjë lloj çelësi tjetër magjik dhe të tjerët janë të gjitha propagandë që kushdo mund ta pëlqejë, por kush thotë se ka një mundësi për ta ndaluar me frena dore këtë trend historik, besoj se ose nuk di se ça thotë sepse kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori në asnjë vend”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll