Politike

Pse budallenj janë ata që shpikën senatin me dy mandate?/ Rama: Po vëllezërit tanë gjermanë budallenj janë që mbajtën 4 mandate qeverinë

Gjatë përgjigjes Rama i’a ktheu me shembuj europianë, duke iu referuar Gjermanisë dhe Holandës.

4 Shkurt 2025, 08:22 Nga B.Z
Pse budallenj janë ata që shpikën senatin me dy mandate?/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një pyetje në Facebook, që i kërkoi largimin nga pushteti që mban prej kaq vitesh. Gjatë përgjigjes Rama i’a ktheu me shembuj europianë, duke iu referuar Gjermanisë dhe Holandës. Rama më tej ka theksuar se e vendos populli kush e kërkon votën dhe kush e meriton votën. 

Pyetje:Ti mirë e ke gjigand, po keni gjet një popull të lodhur. Se ata që shpikën Senatin nuk ishin budallenj, dy mandate. Pastaj, sado i zoti të jesh konsumohesh, hapni krahun, politika e vjetër.

Kryeministri Edi Rama: Tani më fal budallenj ishin vëllezërit tanë gjermanë që mbajtën katër mandate 30 vitet e fundit, si thua? Budallenj ishin apo janë vëllezërit tanë hollandezë që e kishin 4 mandate kryeministrin. Kjo nuk ka lidhje fare, miku im me senatin, kjo ka lidhje me vullnetin nga njëra anë të kujt beson se ka akoma për të dhënë dhe nga ana tjetër dhe kryesorja të popullit që vendos nëse kush ja kërkon votën e meriton votën. Është shumë e thjeshtë. Kështu që, mos bien prej këtyre kurtheve me “senat edhe me budallenj”, sepse s'është e vërtetë asnjëra dhe as tjetra dhe nëse ka një gjë që kurrë nuk mund të thuhet, dhe kush e thotë, bën një gabim shumë të madh për këtë popull, është që ky popull është budalla. Se ky popull të jep ujë në bisht të lugës, edhe kur vjen puna për politikën është njësh. 

edi rama

Sondazh

Poll