Politike

PD takim me shqiptarët në Athinë/ Beleri thirrje emigrantëve: Shqipëria ka nevojë për votën tuaj! Duhet të na falni gabimet dhe të bashkohemi kundër armikut të përbashkët

Eurodeputeti tha se Partia Demokratike mund të ketë bërë edhe gabime, por se punon dhe është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin.

2 Shkurt 2025, 12:31 Nga r.ll
PD takim me shqiptarët në Athinë/ Beleri thirrje
fredi beleri

GREQI- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka marrë pjesë në një takim të Partisë Demokratike në Athinë. 

Beleri gjatë fjalës së tij në takim i bëri thirrje emigrantëve që të votojnë në zgjedhje, ndërsa shtoi se mbështetësit e PD-së nuk duhet të dëgjojnë propagandën se kjo parti është e përçare. Eurodeputeti tha se Partia Demokratike mund të ketë bërë edhe gabime, por se punon dhe është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin.

“Shqipëria ka nevojë për votën tuaj. Kemi një armik të përbashkët, njeriu që ka bërë dëm më shumë se askush tjetër. Duhet të bashkohemi kundër këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë, PD e përçarë, nuk punojnë. Dua të them që ne punojmë, ata që punojnë bëjnë edhe gabime. Duhet të na falni edhe gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik të madh.

Atje që jam në BE e dinë të gjithë se cili është pushteti sot në Shqipëri. Asnjëri nuk do marrë kosto për ne, kanë interesat e tyre. Italiane dërgojnë emigrantë, gjermanet dërgojnë mbetje toksike, amerikanet kanë terroriste. Ju duhet ta shpëtoni. Kur ju respektoni veten respektoni edhe të tjerët”, u shpreh ai.

fredi beleri pd takim ne athine

Sondazh

Poll