Politike

Deklarata e Ahmetajt për qëndrimin e Ramës në hotelin italian, Klodian Tomorri: SPAK do dalë të thotë se nuk ishte kryeministri! Biznesmeni që pagoi 10 mijë euro ka fituar leje ndërtimi në Dhërmi e Tiranë

Hetimi i gjithë kësaj, sipas gazetarit nxjerr në pah kryerjen e disa veprave penale, si mosdeklarim, fshehje, pastrim i produkteve, hetim pasuror, ligj antimafia, që nëse vërtetohen "e cojnë vendin në greminë qeverisëse".

2 Shkurt 2025, 09:57 Nga r.ll
Deklarata e Ahmetajt për qëndrimin e Ramës në hotelin
klodian tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjetet e tij sociale ka komentuar deklaratën e ish-zëvendësministrit Arben Ahmetaj, ku ky i fundit tha se kryeministri Edi Rama ka qenë dy herë në hotelin "Palace Hotel" në Bolzano të Italisë në programin e detoksifikimit. Sipas Ahmetajt një javë aty ka kushtuar 10 mijë euro, para të cilat, ai tha se i ka paguar një biznesmen që është afër familjes Rama dhe merr në vazhdimësi leje ndërtimi. 

Ndërkohë, gazetari Tomorri duke ironizuar shkruan se Prokuroria e Posaçme do dalë sërish të thotë se e verifikuan çështjen e hotelit dhe nuk kishte lidhje me kryeministrin. Sipas tij, SPAK të njëjtën gjë e bëri dhe për dosjen e Xibrakës. Më tej,Tomorri shprehet se hetimi i kësaj deklarate të Ahmetajt ka mbrapa një sërë prapaskenash.

Tomorri thotë se kompania e atij biznesmeni, ka marrë leje ndërtimi për resorte nëpër Dhërmi dhe kulla nëpër Tiranë. Hetimi i gjithë kësaj, sipas gazetarit nxjerr në pah kryerjen e disa veprave penale, si mosdeklarim, fshehje, pastrim i produkteve, hetim pasuror, ligj antimafia, që nëse vërtetohen "e cojnë vendin në greminë qeverisëse".

POSTIMI I PLOTË:

E c’i polli belaja keta te SPAK-ut.

Do dalin prape do thone e verifikuam ate punen e hotelit qe te heq toksinat ne Itali. Nuk e gjejme dot kush ka qene, por jemi te sigurte qe nuk ka qene kryeministri. Sic e bene per ate punen e Xibrakes.

Se kjo ka zarare te medha nga mbrapa. Jane ca vendime ne KKT per kompanine e atij biznesmenit, resorte neper Dhermi, leje neper Tirane e keshtu me radhe, me firmen fap e fap poshte.

Keta juristet thone qe po pati veprim dhe kunderveprim mes biznesmenit dhe zyrtarit quhet korrupsion i drejteperdrejte. Veprimi detoksifikimi. Kunderveprimi firma fap e fap.

Yyy sa pune hap kjo. Mosdeklarim, fshehje, pastrim i produkteve, hetim pasuror, ligj antimafia.

Dilni cuna shpejt thoni qe e vertetuam qe s’ka qene se s’kemi takat ta cojme vendin ne gremine qeverisese. Mos na e coni vendin ne kriza qe te gezojne armiqte.

DEKLARATA E ARBEN AHMETAJT

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj bëri akuza konkrete ndaj kreut të qeverisë Edi Ramës, në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv. Ahmetaj tha se një biznesmen ka paguar që Edi Rama dhe Linda Rama të shkojnë në një hotel që shërben si qendër detoksifikimi nga droga. Ahmetaj tregoi edhe emrin e hotelit Palace Di Merino dhe tha se një jave aty kushton 10 mijë euro.

Peka: Ka udhëtuar Rama me çarter nga Shtutgarti dhe ky person ka marrë leje ndërtimi?

Ahmetaj: Po, po, në vazhdimësi.

Ahmetaj: Midis 2016 dhe 2019, dhe 2020 gjithashtu. E njëjta gjë me Beogradin, është paguar nga biznesmenë që kanë marrë leje ndërtimi. Le ta kundërshtojnë. Ore ca ka fshirë, ka fshirë, bravo, te një telefon SPAK-u ka gati 12 fluturime. Njëri i ka thënë, ore ça merreni me robin, robi s’ka lidhje fare. Pastaj ore një sekondë, aty ke 12 fluturime me çarter të kryeministrit, ‘o vëlla po c’punë kemi ne me ato, se ne s’do merremi me kryeministrin, ne kemi punë me tjetër njeri’.

Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon.

Mirë, çështja McGonigal, ore, a është ngrënë një darkë 10 mijë dollar atje, përveç korruptimit të një zyrtari të lartë të SHBA? Po çfarë ndodh me dosjen McGonigal? Ti për dy muaj nxore urdhër-arresti për mua. Çfarë po bën? Jo po nuk kemi punonjës, si s’paske punonjës ti? Ti merresh me pllakat e banjos të gruas time, ti merresh me Bardh Spahinë, si nuk paske ti punonjës? Në gjithë botën ke kërkuar për mua informacion. Nuk ka asgjë. I kam të deklaruara, nuk kam para të fshehura asgjëkundi, as imobilare… bëje këtë për të tjerët. Shko në Dubai, o heroi i fëmijëve të tyre, shko kërko llogaritë atje, të të gjithëve. Shko në Qipro se do habitesh, do gjesh paratë e AKSHI-t. Apo do merresh me mua ti, me Bardh Spahinë, se e ke personale me mua ti. Si e ke personale me mua ti, çfarë ke personale me mua ti? Nuk ka gjë më të keqe se të deformosh drejtësinë.

klodian tomorri edi rama arben ahmetaj

Sondazh

Poll