Politike

"Jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist"/ 'Shpërthejnë' memet në rrjet pas deklaratës së të riut në Kuvendin Rinor të PS (FOTO)

Rrjeti ka shpërthyer në meme. Disa nga memet e kanë krahasuar të riun me Kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin ka akuza nga opozita se vepron me urdhër të Ramës. Një meme tjetër sjell në vëmendje protestat e studentëve në Serbi kundër qeverisë, ndërsa e paralelizon me studentët në Shqipëri, të cilët i thurin lavde kryeministrit edhe pse arsimi në vend përballet me një numër të madh problematikash. 

1 Shkurt 2025, 22:02 Nga B.Z
"Jemi petalet më të bukura të trëndafilit
Anëtari i FRESH

TIRANË - Paraditen e kësaj të shtune u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Gjatë këtij aktiviteti përveç mesazheve të dy të rinjve protagonistë mbajtën fjalën edhe 30 të rinj të tjerë dhe në fund aktiviteti u mbyll me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama. 

Por ajo që tërhoqi vëmendje gjatë takimit ishte deklarata e një prej të rinjve të FRESH. Ai tha se rinia është petalja më e bukur e trëndafilit socialist. I riu nuk i ndali lavdet për Partinë Socialiste, teksa u shpreh se PS sipas tij është forca politike që po ndërton Shqipërinë.

“Të dashur shokë dhe shoqe të Partisë Socialiste, ne jemi petalet më të bukura të trëndafilit socialist që nuk venitet kurrë. Por unë nuk ika, por qëndrova sepse Shqipëria sot nuk është një vend i cili duhet të ikësh. Ne po e ndërtojmë Shqipërinë dhe po e mbushim me dije dhe vizion. Dhe kush punon? Ne punojmë! Dhe kush lufton? Ne luftojmë.”, tha i riu socialist.

 

Menjëherë pas kësaj dekarate rrjeti ka shpërthyer në meme. Disa nga memet e kanë krahasuar të riun me Kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin ka akuza nga opozita se vepron me urdhër të Ramës. Një meme tjetër sjell në vëmendje protestat e studentëve në Serbi kundër qeverisë, ndërsa e paralelizon me studentët në Shqipëri, të cilët i thurin lavde kryeministrit edhe pse arsimi në vend përballet me një numër të madh problematikash. 

Një tjetër meme e krahason me ish numrin 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, dhe një tjetër meme ka publikuar foton e të riut krahas së cilës shkruan: "Petalja e trëndafilit socialist'.

Më poshtë Dosja.al ju sjell disa nga memet epike.

edi ps

Sondazh

Poll