Politike

FOTO/ "Më fotografonte fëmijët për llogari të shantazheve", zbardhet dëshmia e punonjëses që konfirmon deklaratën e Ahmetajt

Ahmetaj deklaroi se punonjësja kishte marrë shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.

2 Shkurt 2025, 12:20 Nga r.ll
FOTO/ "Më fotografonte fëmijët për llogari të
arben ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka treguar në një intervistë, si një punonjëse në banesën e tij, e cila ndihmonte me mbarëvajtjen ditore të shtëpisë, kishte fotografuar fëmijët e tij.

Ahmetaj deklaroi në "Çim Peka Live", se punonjësja kishte marrë shantazhe të ndryshme, që i kërkonin që të raportonin për atë çfarë ndodhte në banesën e tij.

Deklaratën e ish-zëvendësministrit e ka pranuar edhe vetë punonjësja, e cila para se të largohej nga Shqipëria, ka dhënë një dëshmi, të siguruar nga Syri Tv, të cilën e ka të noterizuar dhe pranon se, ishte kërcënuar dhe shantazhuar me qëllim që të fotografonte dhe të jepte informacione për Arben Ahmetajn, fëmijët dhe familjen e tij.

FOTO/ "Më fotografonte fëmijët për llogari tëFOTO/ "Më fotografonte fëmijët për llogari të

arben ahmetaj

Sondazh

Poll