Politike

"Pse ke qenë dy herë në SPAK"/ Berisha publikon VIDEON: Ja si e 'gozhdojnë' emigrantët shqiptarë kryebashkiakun e Kuçovës në Greqi!

Hajdari nuk është pritur mirë nga emigrantët, të cilët e kanë vendosur 'me shpatulla pas murit' duke i drejtuar pyetje të vështira. Hajdari është pyetur nga emigrantët pse kishte shkuar dy herë në SPAK dhe se si ishte e mundur që kryetari i tyre pinte verë 33 mijë euro shishja.

1 Shkurt 2025, 22:34 Nga B.Z
"Pse ke qenë dy herë në SPAK"/ Berisha publikon VIDEON:
Pamje nga takimi

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjete sociale një video të takimit që ka zhvilluar në Greqi Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Në videon e publikuar nga Berisha, shihet se Hajdari nuk është pritur mirë nga emigrantët, të cilët e kanë vendosur 'me shpatulla pas murit' duke i drejtuar pyetje të vështira. Hajdari është pyetur nga emigrantët pse kishte shkuar dy herë në SPAK dhe se si ishte e mundur që kryeministri Edi Rama pinte verë 33 mijë euro shishja (bazuar në deklaratat e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pak ditë më parë.)

Berisha pak më herët publikoi edhe një tjetër denoncim të një qytetari dixhital, i cili teksa filmonte makinën e Kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, në Greqi akuzonte se ky i fundit kishte shkuar në Greqi për të blerë votën e emigrantëve për llogari të PS, në zgjedhjet e 11 Majit.

Postimi i Berishës:

Ja si e gozhdojnë emigrantët narkokryetarin delinkuent të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Përshëndetjet më të përzemërta bashkatdhëtarit për ndërhyrjen e tij të guximshme! Ndiqeni sipas dëshirës!

 

Sondazh

Poll