Sport

VAR-i ‘bosh’ anulloi golin e rregullt të Real Valldolidit në favor të madrilenëve

11 Mars 2019, 14:54 Nga DOSJA
VAR-i ‘bosh’ anulloi golin e rregullt të Real Valldolidit

Mekanizmi i VAR u prezantua si një ide e cila do të ulte nivelin e lartë të polemikave në një ndeshje futbolli, por mesa duket po bën totalisht efektin e kundërt.

Kishte mjaftueshëm momente të dyshimta ku përfshihej VAR në javën e kaluar të Champions League, ku UEFA qartësoi të gjitha incidentet në një deklaratë në ëebfaqen e tyre. Në këto raste përfshiheshin disa nga klubet më të mëdha europiane si Real Madrid dhe Manchester United.

Dhe nga vendimet e marra kjo ngriti pyetjen nëse Video-Ndihmuesi i Trajnerit (VAR) e përmirson apo e përkeqëson sportin.

VAR u përdor ditën e djeshme në përballjen mes Real Valladolid dhe Real Madrid në një ndeshje të vlefshme për La Liga, në momentin kur futbollisti i Valladolid, Sergi Guardiola shënoi një gol në shtyllë të dytë pas një krosimi nga krahu i djathtë i fushës.

Sidoqoftë, goli u anullua pas rishikimit të aksionit në VAR.

Pastaj ekrani i zhvendosi pamjet tek hapësirat e gjygjtarëve të VAR, por u pasqyrua diçka që nuk pritej, pasi dhoma e e arbitrave ishte totalisht bosh dhe shumica e monitorëve ishin të fikur.

Më pas vendasit shënuan golin e tyre të parë, por e humbën ndeshjen në fund të 90 minutave me rezultatin e thellë 4-1.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm pasi Real Valladolid-it iu anullua dhe një gol tjetër.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga real madrid real valladolid var la liga real madrid real valladolid var

Sondazh

Poll