Politike

Deputetët konservatorë britanikë: Më 11 maj të rinjtë do të mbrojnë pluralizmin

Dy ligjvënësit konservator shprehën keqardhjen për të rinjtë shqiptarë që 5 vitet e fundit janë detyruar të marrin rrugën drejt ëndrrës angleze me gomone, sepse qeveria i ekspozoi përballë varfërisë ekstreme, pasi e kishte pjesë të strategjisë largimin e tyre nga Shqipëria.

1 Shkurt 2025, 10:31 Nga M.B
Deputetët konservatorë britanikë: Më 11 maj të
Foto nga takimi

TIRANA- Dy deputetët Konservatorë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, njëherësh Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Andrew Rosindell, njëherësh Kreu i Grupit Parlamentar Miqësor Mbretëri e Bashkuar- Ballkan mbajtën fjalën gjatë një leksioni të hapur të mbajtur këtë të premte me të rinjtë e Shkollës Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Dy ligjvënësit konservator shprehën keqardhjen për të rinjtë shqiptarë që 5 vitet e fundit janë detyruar të marrin rrugën drejt ëndrrës angleze me gomone, sepse qeveria i ekspozoi përballë varfërisë ekstreme, pasi e kishte pjesë të strategjisë largimin e tyre nga Shqipëria. Ata vlerësuan potencialin e të rinjve të FRPD dhe të rinisë shqiptare, ku theksuan se fati i zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri do të varet nga angazhimi i të rinjve, që sot janë në rrethanat që duhet të mbrojnë pluralizmin që mundësuan prindërit e tyre në vitin 1990.

Dy deputetët konservatorë britanikë u shprehen se keqqeverisja dhe korrupsioni ka shpopulluar Shqipërinë dhe se PD është forca politike që do rikthejë bashkë me shpresën edhe të ikurit nga Shqipëria, duke implementuar politika mbështetëse për ta. Martin Vickers dhe Andrew Rosindell  konfirmuan se PD në zgjedhjet e 11 Majit do ketë asistencën dhe mbështetjen e konservatorëve britanikë, teksa çmuan aksionet e ndërmarra nga të rinjtë e FRPD.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll