Sport

Szczesny për Lamine Yamal: "Nuk kam parë askënd, të bëjë ato që bën ai"

Szczesny ka bërë vlerësimin e vetes te katalanasit dhe ka lavdëruar yllin e ri të Barçës

31 Janar 2025, 14:30 Nga DOSJA

Szczesny për Lamine Yamal: "Nuk kam parë askënd, të

SPANJE - Pak nga pak, Wojciech Szczesny po fiton vendin e tij në formacionin titullar, pavarësisht gabimeve të portierit polak, gjë që u duk në ndeshjen e Champions League kundër Benficas. Ai dhuroi golin e dytë dhe shkaktoi një penallti që nënkuptonte të tretin për skuadrën portugeze.

Megjithatë, pavarësisht gabimeve, Hansi Flick e përfshiu sërish në njëmbëdhjetëshen startuese kundër Valencias dhe në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Atalantës.  

Nuk është zbuluar ende nëse vendimi është sportiv apo lidhet me vonesën e Iñaki Peñas, situata që Flick zakonisht i ndëshkon me zëvendësim. 

Pas ndeshjes së fundit të Champions League, ku Barça pësoi dy gola, Szczesny dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport” për të bërë një bilanc që nga ardhja e tij te Barcelona. Në këtë intervistë, polaku rrëfen se ka pranuar të vijë te Barça pa pritshmëri për të luajtur. 

"Ishte një mundësi shumë emocionuese për t’u refuzuar. Erdha pa asnjë pritshmëri për të luajtur, kisha vetëm dy muaj që luaja golf."

Tashmë Szczesny nuk po ia mbyll derën vetes për vazhdimin si lojtar i Barcelonës. “Shpresoj që të arrij të luaj në stadiumin e ri”.

I pyetur nga Lamine Yamal, i cili ishte MVP dhe lojtari më çekuilibrues ndaj Atalantës, Szczesny nuk ka dyshime:

"Ai është talenti më i madh teknik që kam parë gjatë gjithë jetës sime. Gjërat që bën ai në stërvitje nuk kam parë kurrë t'i bëjë askush."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Janar 2025, 14:00

Tjetër mungesë për Dani Olmon…

SPANJE - Nëse Barça po kënaqet këtë sezon me rikthimin e rezultateve të mëdha, qoftë në Champions League, ku ka...