Aktualitet

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, një prej të akuzuarve "tradhton" Naim Murselin, pranon fajësinë për krimin

Dodaj akuzohet se i kishte shitur për 280 euro armën Naim Murselit, armë e cila u përdor nga Granit Plava për vrasjen e Liridonës.

31 Janar 2025, 12:51 Nga r.ll
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, një prej të akuzuarve
tome dodaj

KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku mes të akuzuarve është dhe bashkëshorti i saj Naim Murseli. Në këtë seancë, përveç Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është edhe Tomë Dodaj si i akuzuar për import-eksport të armëve.

Dodaj ka pranuar fajësinë e tij para trupës gjykuese. Ai akuzohet se i kishte shitur për 280 euro armën Naim Murselit, armë e cila u përdor nga Granit Plava për vrasjen e Liridonës. 

Ndërkohë, bëhet me dije se Naim Museli u deklarua i pafajshëm për akuzën që rëndon mbi të. Granit Plava nuk pranoi të deklarohej për akuzat “Vrasje e rëndë”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Edhe Kushtrim Kokalla ka shfrytëzuar të drejtën për mosdeklarim në këtë fazë të procedurës. Ai tha se nuk do të deklarohet pa konsultim me mbrojtjen e tij. Kokalla akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Murseli, Kokalla dhe Plava janë mbajtur në paraburgim që prej arrestimi, ndërsa Dodajt i ishte ndërprerë kjo masë sigurie dhe  po gjykohet në liri. Ai u arrestua më 9 dhjetor në vitin 2023 nën dyshimin se ia kishte shitur armën dorasit.

 

vrasja e liridona ademajt

Sondazh

Poll