31 Janar 2025, 10:01
Nga DOSJA
prokuroria e korces
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë punonjës të bashkisë së Devollit. Të pandehurit të cilqt janë G.K., drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare dhe Administrative, A.C., përgjegjës në Shërbimet Publike, K.M., përgjegjës në sektorin e Transportit Publik, E.N., magazinier i Menaxhimit Financiar, H.Ç., dhe J.B., me detyrë shoferë, akuzohen për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumentave".
Sipas Prokurorisë, gjashtë punonjësit u kallëzuan nga shtetasi B.N., për procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra e materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë Devoll. Ky shtetas denoncoi se pas kryerjes së procedurës është shpallur fituesi dhe u kryen në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë.
Nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike, u vërtetua se makinat të cilat duhet të kryenin transportin e materialeve, nuk kanë lëvizur si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të gjithë periudhën e plotësuar për transport çakulli, ashtu sikurse është paraqitur në fletë udhëtimet dhe situacionet e punimeve të transportimit të këtij materiali ndërtimi.
Në analizë të përfundimeve rezultoi se mjetet nuk justifikojnë shpenzimet në drejtim të karburantit të përdorur, por edhe rrugëve që kanë bërë për transportin e çakullit për shtrim rrugësh. Mjetet nuk lëvizin në asnjë moment nga magazina për të gjithë periudhën e dhënë dhe ndërkohë janë dokumentuar shpenzime në drejtim të përdorimit të karburantit dhe transport materialesh, i cili nuk është kryer faktikisht me këtë mjet.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, punonjës të Bashkisë Devoll, të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentave’ e parashikuar nga neni 183/3 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.326 të vitit 2023, prokuroria arriti në përfundim se shtetasit G.K., me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C., Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve në Agjencinë e Shërbimeve Publike, K.M., Përgjegjës në sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike, E.N., Magazinier në Sektorin e Menaxhimit Financiar, dhe H.Ç. e J.B. me detyrë shoferë, kanë konsumuar veprën penale për të cilën janë akuzuar.
Këta shtetas u kallëzuan nga shtetasi B.N.,për procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra e materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë Devoll. Kallëzuesi denoncoi se pas kryerjes së procedurës është shpallur fituesi dhe u kryen në mënyrë fiktive si procedurat e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve ashtu dhe dalja e tyre nga magazinimi dhe përdorimi në punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë.
Nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike, prokuroria vërtetoi se makinat të cilat duhet të kryenin transportin e materialeve, nuk kanë lëvizur si në hyrje ashtu edhe në dalje, për të gjithë periudhën e plotësuar për transport çakulli, mbeturinë për mbushje, ashtu sikurse është paraqitur në fletë udhëtimet dhe situacionet e punimeve të transportimit të këtij materiali ndërtimi.
Sa më sipër, në analizë të përfundimeve rezultoi se mjetet nuk justifikojnë shpenzimet në drejtim të karburantit të përdorur, por edhe rrugëve që kanë bërë për transportin e çakullit për shtrim rrugësh. Mjetet nuk lëvizin në asnjë moment nga magazina për të gjithë periudhën e dhënë dhe ndërkohë janë dokumentuar shpenzime në drejtim të përdorimit të karburantit dhe transport materialesh, i cili nuk është kryer faktikisht me këtë mjet. Ato nuk justifikojnë shpenzimet e kryera dhe pasqyrojnë të dhëna të rreme në drejtim të rrugëve që kanë kryer për transportin e materialeve për sistemimin e rrugëve.
Në këto rrethana personat përgjegjës që kanë nënshkruar fletët e udhëtimit duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
prokuroria e korçës bashkia e devollit
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:45
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të a...
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:16
N.F
Lokali
FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një lokal në F...
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:27
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas plagosjes së nj...
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:01
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KASHAR- Babai dhe xhaxhai i 15-vjeçarit që mbeti i plagosurmbrëmë në zonën e Fushë Mëz...
Aktualitet
31 Janar 2025, 08:39
N.F
Lezhë
LEZHË- Moti i keq në vend ka sjellë problematika të shumta në qytetin e Lezhës. Banorët e Lezhës p&...
Aktualitet
31 Janar 2025, 08:29
r.ll
KRUJË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë. Sipas informacione...
Aktualitet
31 Janar 2025, 08:24
r.ll
pamje nga makina
SHKODËR- Një shpërthim me eksploziv ka tronditur në orët e para të mëngjesit lagjen Rus në qytetin...
Aktualitet
31 Janar 2025, 08:02
N.F
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
TIRANË- Me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaq&eum...
Aktualitet
31 Janar 2025, 07:52
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një sasi me lëndë eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në orët e para të m&e...
Aktualitet
31 Janar 2025, 07:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim t...