Aktualitet

Plagosja e të miturit në Fushë-Mëzez/ 29-vjeçari mori automatikun për të vrarë vëllanë binjak, 15-vjeçari ishte te porta e oborrit kur u kap aksidentalisht nga plumbat

29-vjeçari Nazmi Pëllumbi mësohet se është futur në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak. Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit.

31 Janar 2025, 11:18 Nga N.F
Plagosja e të miturit në Fushë-Mëzez/ 29-vjeçari
Florent dhe Nazmi Pëllumbi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez. I mituri i plagos nga xhaxhai pas një konflikti me binjakun e tij. Vëllezërit binjakë Florent dhe Nazmi Pëllumbi mësohet se kanë pasur një konflikt për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe janë zënë në oborrin e banesës. Raportohet se 3 vëllezër të familjes Pëllumbi jetonin në një banesë private një katëshe në Fushë Mëzez, ku secili kishte hyrjen e tij. Gjatë sherrit mësohet se kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Pëllumbi për t’i ndarë.

29-vjeçari Nazmi Pëllumbi mësohet se është futur në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak. Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit. 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër) nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti dhe në momentin që arma është shkrepur i riu ishte duke u futur brenda oborrit të shtëpisë.

Në momentin që është afruar të porta kryesore e banesës e kanë kapur plumbat. Nga pamjet e siguruara nga policia, shihej momenti kur i mituri qëllohet aksidentalisht me 3 plumba, ku një kapi në kraharor dhe dy të tjerë në krah. Plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin. 

Familja Pëllumbi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë nëna e të miturit që zbuloi konfliktin mes kunetërve. Pas dëshmisë është vënë në pranga Florent Pëllumbi ndërsa është shpallur në kërkim Nazmi Pëllumbi. Në banesën e Florent Pëllumbit policia gjeti edhe kokainë. 

florent dhe nazmi pëllumbi plagosja e 15-vjecarit ne kashar

Sondazh

Poll