Aktualitet

Protesta para bashkisë së Tiranës/ "Fqinjët tanë për 20 ditë hoqën kryeministrin", Malkaj: Nuk ikin këta duke thënë vetëm "Rama ik", të shkojmë te kryeministria

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferave të zbuluara me drejtorët e bashkisë. 

31 Janar 2025, 11:34 Nga r.ll
Protesta para bashkisë së Tiranës/ "Fqinjët tanë
mehdi malkaj

TIRANË- Protesta e përjavshme po zhvillohet edhe sot para bashkisë së Tiranës. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas aferave të zbuluara me drejtorët e bashkisë. 

Aktori Mehdi Malkaj, në fjalën e tij foli për protestën kombëtare të opozitës më 8 shkurt, ndërsa tha se do ishte më mirë të bëhej më shpejt. Ai mori si shembull protestat në Serbi ku tha se për 20 ditë arritën të heqin kryeministrin e vendit. 

“Jemi vonë për 8 shkurt për protestën, është më mirë ta bëjmë më shpejt, se po marr për shembull ‘komshinjtë’ tanë që për 20 ditë e hoqën kryeministrin. U kam thënë këtyre që janë këtu, shoferëve, fikni makinat dhe ejani këtu, por jo, nuk vijnë se janë ‘intelektualë’. Këtu te ne është çudi e madhe, pasi edhe krimi është ‘intelektual’. Krimi është me doreza, është ‘i dashur’ dhe këtu te ne po bëhen krime të mëdha. O njerëz, i thërrisni mendjes, nuk ikin këta qelbësira duke thënë vetëm ‘Rama ik’. Të shkojmë te kryeministria, ta ‘hedhim nga pallati, ndryshe nuk bëhet ky muhabet”, tha Malkaj.

 

mehdi malkaj protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll