31 Janar 2025, 11:47
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në kryeqytet. Sipas informacioneve, i plagosur Gentian Krasniqi dhe autori kanë qenë ulur në një tavolinë së bashku për disa ku dhe kanë konsumuar alkool.
Dyshja kanë nisur të konfliktohen për arsye banale, ndërsa sherri ka degraduar në përleshje fizike. Prezente në lokal gjatë sherrit ka qenë dhe kamarierja. Krasniqi dyshohet se fillimisht ka ofenduar autorin e dyshuar dhe më pas e ka goditur me shishe birre në kokë. Pas kësaj personi tjetër ka nxjerrë mjetin prerës dhe e ka qëlluar në bark.
Pasi është njoftuar për plagosjen, policia ka shkuar në vendngjarje por autori nuk është gjetur aty. Pas verifikimi të kamerave të sigurisë, policia e ka identifikuar dhe pas disa orëve ka bërë të mundur arrestimin e tij. I plagosuri nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ka qenë deklarata e kamarieres ajo që ka ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit mbremjen e djeshme se në rrugën “Siri Kodra”, rreth orës 20:30, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën duke formuar një grup hetimor të posaçëm me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. K., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
plagosje ne tirane gentian krasniqi
Aktualitet
31 Janar 2025, 11:34
r.ll
mehdi malkaj
TIRANË- Protesta e përjavshme po zhvillohet edhe sot para bashkisë së Tiranës. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Aktualitet
31 Janar 2025, 11:18
N.F
Florent dhe Nazmi Pëllumbi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fu...
Aktualitet
31 Janar 2025, 11:07
I.A
Zvicra
ZVICËR- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. ...
Aktualitet
31 Janar 2025, 10:43
N.F
Kujtim Mero
KORÇË- 67-vjeçari, Kujtim Mero i cili u akuzua një ditë më parë se tentoi t’i vinte zjarrin repart...
Aktualitet
31 Janar 2025, 10:26
r.ll
vellezerit
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbëmjen e djeshme në Tiranë. I mituri mbet...
Aktualitet
31 Janar 2025, 10:00
N.F
I moshuari
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në praga dy shqiptarë të cilët hynë të armatosur në...
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:47
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar u vendos në prang...
Aktualitet
31 Janar 2025, 10:01
prokuroria e korces
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë punonjë...
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:45
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të a...
Aktualitet
31 Janar 2025, 09:16
N.F
Lokali
FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një lokal në F...