Politike

Këlliçi nga protesta: Rama dhe Veliaj do mbajnë përgjegjësi para ligjit për çdo vjedhje e grabitje!

Këlliçi u shpreh se kjo javë nisi me një zhvillim qesharak e grotesk, me një seancë gjyqësore për një padit për shpifje ndaj tij dhe Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale.

31 Janar 2025, 11:49 Nga N.F
Këlliçi nga protesta: Rama dhe Veliaj do
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur para Bashkisë së Tiranës. Këlliçi u shpreh se kjo javë nisi me një zhvillim qesharak e grotesk, me një seancë gjyqësore për një padit për shpifje ndaj tij dhe Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale.

Këlliçi shtoi se për çdo vjedhje, grabitje e të gjitha gjërat e paligjshme të kryebashkiakut, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

"Kjo javë nisi me një zhvillim qesharak e grotesk, me një seancë gjyqësore ai që pretendon se është nipi i Begejve, Karlo Bollino na kishte paditur mua dhe Jamarbër Malltezin në Gjykatën Penale për shpifje sepse ne kemi thënë se ka grabitur 4120 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës për ta kthyer në një greminë.

Një truall që ishte falur nga familja Begeja, që ishte falur për shkollë në njësinë numër 7, aty ku sot janë 70 familje që nuk kanë shkollë për fëmijët e tyre, ky hajdut ky gazetar i dështuar në provincat e Barit erdhi në Shqipëri për të vjedhur taksat tona e për të goditur Partinë demokratike përmes grehinës së tij që e quan televizion.

Sapo mbaroi seanca gjyqësore, ku unë së  bashku me zonjën Kalaja ishin të pranishëm në seancë dhe kërkuar që në seancën e radhës ti jepet mundësia dhe zotit Malltezi të vijë e të përballet sy më sy me Bolinon, ai shkoj menjëherë në këtë derë për tu paguar nga Veliaj, personi që i hapi rrugë procedurës së zhvatjes së truallit në mes të Tiranë.

Karloja ndejti një orë e gjysmë në zyrën e bashkisë Tiranë për të raportuar të pagatori i tij e më pas si skuth iku me vrap për të mos e kapur kamerat e qytetarët dhe nisi të ankohej si skuth se Berisha dhe unë i paskemi vënë grupe spiunazhi nga pas dhe këcënokemi Karlon.

Karlo, rri i qetë sepse atë lojë të pisët që ti bën me opozitën dhe linçimin që bën ti ne nuk e bëjmë kurrë, por për çdo vjedhje, grabitje e të gjitha gjërat e paligjshme që ke bërë njëlloj me hajdutët e tu Veliaj Rama e pagatorët e tu do të mbani përgjegjësi para ligjit." tha Këlliçi.

belind këlliçi rama veliaj protesta para bashkise tirane 31 janar 2025

Sondazh

Poll