Politike

"Po arrihen standardet e BE por duhet ende përmirësim", ministri Hoxha: Garantimi i një procesi zgjedhor të qetë është sfidë për Policinë e Shtetit

Hoxha u shpreh gjatë fjalës së tij se Policia e Shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar. 

31 Janar 2025, 11:28 Nga r.ll
"Po arrihen standardet e BE por duhet ende përmirësim",
ervin hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar anketimin për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend.

Hoxha u shpreh gjatë fjalës së tij se Policia e Shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar. 

Një sfidë për policinë, ministri tha se ishte garantimi i një procesi zgjedhor të qetë dhe pa ngjarje të dënueshme. 

"Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si të mirë ose shumë të mirë. Koha e reagimeve ndaj krimeve është përmirësuar edhe 67% e qytetarëve besojnë se trajtohen me respekt. Këto numra nuk janë statistika, por janë pasqyra e besimit të fituar me mund dhe sakrificë. 82% e qytetarë ndihem më të sigurt.

Policia e shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar, veçanërisht në aspektin e ndjenjës së sigurisë gjatë natës, ku ne jemi shumë afër mesatares së BE.

Sfida e shpejtë është angazhimi i policisë së shtetit për garantimin e zgjedhjeve në një proces zgjedhor të qetë dhe pa ngjarje të dënueshme. Megjithatë ne nuk jemi të vetëkënaqur për këtë. Sfidat si aksidentet rrugore, vjedhjet, mashtrimet na tregojnë se nuk mund ta ndalemi”, u shpreh Hoxha.

ervin hoxha policia e shtetit

Sondazh

Poll