31 Janar 2025, 11:01
Nga r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur ditën e djeshme në selinë blu deputetët konservatorë britanikë. Berisha priti në takim Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe Pierre Plumeajau, këshilltar.
Në njoftimin e PD mbi takimin thuhet se u diskutimet u përqendruan te zhvillimet e fundit politike në vendin tonë. Berisha mirëpriti angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD-në në zgjedhjet e 11 Majit. Lideri demokrat u shpreh në takim se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.
NJOFTIMI I PD:
Kryetari i PD Sali Berisha priti dje ne seline e PD, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
Temat e bisedes u perqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Rames dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve. Berisha informoi deputetet britanike per përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe per shpopullimin drastik te vendit si dhe luften frontale per asgjesimin e opozites.
Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie theksoi kryetari i PD.
Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij. Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.
sali berisha pd
Politike
31 Janar 2025, 10:58
N.F
Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pa...
Politike
31 Janar 2025, 09:51
r.ll
berisha, malltezi
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca paraprake në ngarkim të të pandehurve për &ccedi...
Politike
31 Janar 2025, 08:31
N.F
Kuvend
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seanc...
Politike
31 Janar 2025, 08:10
N.F
Kuvend
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seancë...
Politike
31 Janar 2025, 08:08
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese ...
Politike
30 Janar 2025, 21:57
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit...
Politike
30 Janar 2025, 21:58
Dosja
Bajram Begaj
TIRANË - Në Shqipëri, Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesës pë...
Politike
30 Janar 2025, 21:45
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar se çfarë asistence ka marrë SPAK deri tani nga SHBA para se të vint...
Politike
30 Janar 2025, 21:35
B.Z
Artan Hoxha
TIRANË - Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar mbrëmjen e sotme ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, me zgjedhjet e ...
Politike
30 Janar 2025, 21:34
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Deputeti dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur mbi mundësinë e tërheqjes s&e...