Politike

Besimi te Policia e Shtetit/ Rama: Puna e policisë meriton respekt, por te ne është përbaltur

Duke folur gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi se çelja e negociatave me Bashkimin Evropian nuk është dhuratë, por shenjë progresi për rritjen e barazisë para ligjit.  

31 Janar 2025, 11:30 Nga I.A
Besimi te Policia e Shtetit/ Rama: Puna e policisë meriton respekt, por te
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është mibilizuar për të arritur barazinë para ligjit. Duke folur gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi se çelja e negociatave me Bashkimin Evropian nuk është dhuratë, por shenjë progresi për rritjen e barazisë para ligjit. Ndërkohë që më tej, Rama ka theksuar se puna e policisë në vendin tonë meriton respekt, por është duke u përbaltur nga opozita.   

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa vendime. I vetmi shtet i qëndrushem, është ai që njerëzit janë të barabartë para ligjit. Kurrë më shume sesa sot, Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur barazinë para ligjit. Na është konfirmuar si fakt i pamohuar nga çelja e negociatave me BE, të cilat janë janë asnjë dhuratë dhe as vendimmarrje politike, por konstatim i progresit të bërë, në aspektin e nivelit të rritjes së barazisë para ligjit. Na vendos kjo nevojë përditë, përballë sfidës së rritjes së vazhdueshme të asaj niveli barazie. Duke nisur, nga çdo prind i kësaj republike, ndaje, qytetarët janë baza e sigurisë. Këshilli është një organizëm i krijuar rishtazi, vitin e shkuar, si një strukturë që i shtohet arkitekturës institucionale të sigurisë publike. Kjo hapësirë e përbashkët, është shprehje e vullnetit për të qenë në reflektim të vazhdueshëm. Meriton mbështetje pa rezervë, edhe nga qeveria në radhë të parë. Unë erdha sot këtu, sepse tema e zgjedhur, është e dobishme. Prej një dekade e pak më shumë, qeveria e Suedisë, bujarisht financon një anketim shkencor, të pavarur nga qeveria shqiptare për të matur sa i kënaqur, apo i pakëanqur është publiku në raport me Policinë e Shtetit”, tha Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll