Politike

"Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më herët", Blushi nga protesta: SPAK hesht! Veliaj e Rama janë pronarët faktikë të inceneratorit

Blushi tha se firma e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e kryeministrit Edi Rama i hapën rrugë një inceneratori fatmazmë që merr nga buxheti 90 mijë euro në ditë. Ai shtoi se SPAK hesht dhe nuk e vlerëson dëshminë e Ahmetajt dhe opozitës.

31 Janar 2025, 11:38 Nga N.F
"Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më
Blushi

TIRANË- Sekretari I Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para Bashkisë Tiranë. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj faktoi të gjitha akuzat që opozita ka artikuluar më herët për Ramën dhe mazhorancën korruptuar dhe të kriminalizuar.

Blushi tha se firma e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e kryeministrit Edi Rama i hapën rrugë një inceneratori fatmazmë që merr nga buxheti 90 mijë euro në ditë. Ai shtoi se SPAK hesht dhe nuk e vlerëson dëshminë e Ahmetajt dhe opozitës. Blushi më tej shtoi se ata ndodhen në protestë për tu treguar socialistëve se janë njësoj si ata të vjedhur nga Veliaj.

Ai theksoi se Veliaj e Rama janë kriminelët më të rrezikshëm, që vjedhin taksat e bëjnë gjithçka që vendi të shpopullohet. Sipas tij ata përbëjnë agjendën më antifamilje dhe antikomb, e nuk punojnë për interesin e qyterëve. 

"Ahmetaj faktoi atë që kishim thënë ne më herët. Firma që hapi rrugën e incineratorit fantazmë është firma e Veliajt dhe Ramës. Janë pronarët faktikë, që merr 90 mijë euro në ditëm. SPAK hesht, nuk e vlerëson dëshminë e Ahmetajt dhe opozitës, ndërsa ne jemi këtu për t’u treguar edhe socialistëve se jeni njësoj si ne të vjedhur nga Veliaj.

Të gjithë ata që s’kanë ndihmë ekopnomike nga kjo bashki, çfarë tregon, që interesi i vetëm i kësaj organziate mafioze është grabitja e taksave dhe shpopullimi. Në emer të PL, ne do marrim pjese në protestë, tubim për shqiptarët që duan të jetojnë të lirë, e që s’duan të vidhen e që kanë uri ulëritëse për drejtësi, që është kthyer në hanxhar në duart e Ramës. Sa kohë kemi para krokodilin e korrupsionit, SPAK na tregon harabelin.

Veliaj e Rama janë kriminelët më të rrezikshëm, që vjedhin taksat e bëjnë gjithçka që vendi të shpopullohet. Përbëjnë agjendën më antifamilje dhe antikomb, e nuk punojnë për interesin tonë. T’i japim përgjgijen më të hidhur këtij sekti kriminal. Sekti Sooros që ka bërë gjithçka që ky vend të shndërrohet në vend kanabisi dhe një plaçkë që ta shqyejnë këta maskaërenj, si Rama e Veliaj," tha Blushi.

blushi protesta para bashkise se tiranes 31 janar 2025

Sondazh

Poll