Politike

"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë"/ Rama: Do survejojmë me kamera qytetet dhe evidentojmë shkeljet rrugore

 Duke folur gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi se do të modernizohet sistemi i sigurisë në qytete, duke vendosur kamera survejimi.

31 Janar 2025, 11:59 Nga I.A
"Do krijojmë Akademinë e Sigurisë"/ Rama: Do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet Akademia e Sigurisë në vend, në mënyrë që të ketë një polici shteti me të gjitha aspektet që prekin publikun. Duke folur gjatë një takimi me punonjësit e policisë, Rama theksoi se do të modernizohet sistemi i sigurisë në qytete, duke vendosur kamera survejimi. Po ashtu Rama theksoi se me anë të këtyre kamerave, do të evidentohen shkeljet nga qytetarët. 

"Është i mirëkuptueshëm stresi, ngarkesa, lodhja nga probleme shumë serioze që merret policia e shtetit, por asnjë nga këto nuk justifikon një sjellje që të provokojë qytetarin. Edhe në atë pikë, pjesën më të mëdha e zinte Rrugorja, prandaj duhen analizuar me kujdes shkeljet e sjelljes rrugore. Ne do ta modernizojmë dhe do të kemi një tranformim epokal për sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus shkelësit dhe shkeljet. Një sistem i pasuruar me inteligjencën artificiale. Ky sistem do të fillojë me 20 qytete dhe do të jenë sallat e përshtatshme. Ai sistem do të japë mundësinë që çdo ankesë e qytetarit të jetë në kohë reale e verifikuar. Ai sistem do të verifikojë me emrin, mbiemrin e personit dhe precedent penal. E fundit që kam është Akademia e Sigurisë, janë bërë përmirësime të ndjeshme. Sepse për të pasur një polici shteti me të gjitha aspektet që prekin publikun. Ne na duhet një Akademi sigurie në planin europian dhe ne nuk e kemi. Me planin për të përfshirë rreth 120 studentë të drejtësisë dhe me planin e krijimit të një Akademie do të jemi shumë shpejt në BE”, tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll