Politike

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për komision hetimor për Porto Romanon

PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024, për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

31 Janar 2025, 08:31 Nga N.F
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për komision hetimor
Kuvend

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seancës në Kuvend një tjetër kërkesë e PD-së u rrëzua në votimin gjatë mesnatës. PD dorëzoi në Kuvend kërkesën në dhjetor 2024, për ngritjen e komisionit hetimor për miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano” mori 1 votë pro, 1 abstenim dhe 73 kundër.

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për komision hetimor

Dritë jeshile u hap për ndryshimet ligjore në menaxhimin e mbetjeve, duke e përafruar legjislacionin shqiptar me atë të BE-së.

kuvend pd porto romano

Sondazh

Poll