Sport

Niko Kovac është përzgjedhur si trajneri i ri i Borussia Dortmundit...

Ai do të drejtojë në Dortmundin nga e diela, siç zbuloi këtë të mërkurë në mbrëmje, drejtori sportiv i klubit Lars Ricken.

30 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA

Niko Kovac është përzgjedhur si trajneri i ri i Borussia

GJERMANI - Ish-trajneri i Bayern Munichut, Kroacisë dhe Monacos, Niko Kovac është emëruar trajner i Borussia Dortmundit deri në vitin 2026, ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit Lars Ricken mbrëmjen e së mërkurës.

Kroati 53-vjeçar do të zëvendësojë Nuri Sahin, i cili u shkarkua të mërkurën e kaluar nga Borussia, i cili që atëherë drejtohej nga trajneri i përkohshëm Mike Tullberg.

“Mike Tullberg do të drejtojë ekipin të shtunën (në kampionat kundër Heidenheim)  përpara se Niko të marrë drejtimin të dielën,”- tha Ricken në DAZN pas fitores së BVB kundër Shakhtior Donetsk (3-1) në ditën e 8-të dhe të fundit të fazës së grupeve të Champions League.

BVB zë vendin e 11-të në Bundesligë, 22 pikë prapa liderit Bayern dhe shënoi vetëm fitoren e dytë në 11 takimet e fundit në të gjitha garat kundër Shakhtior.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll