Sport

Të premten përzihen goglat për “play-off”-in, ja si do të vazhdojë Champions League…

Ndeshjet e fazës së “play off”-it të Champions League, janë programuar të zhvillohen më datë 12 dhe 19 shkurt.

30 Janar 2025, 07:30 Nga DOSJA

Të premten përzihen goglat për “play-off”-in, ja si

ZVICER - Tashmë gjithçka është zbardhur dhe nuk ka më enigma. Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-t kanë zbuluar tashmë dy kundërshtarët e mundshëm që do të përballen në fazën e “play-off”-it. Priten sfida interesante.

Të premten do të hidhet dhe shorti për sfidat e fazes së “play off”-it të Champions League, ndeshje të cilat janë programuar të zhvillohen më datë 12 dhe 19 shkurt.

Këto janë ekipet që do të përballen në fazën e “play-off”-it në datat e mësipërme:

Atalanta - Sporting Lisbonë/Club Brugge

Borussia Dortmund - Sporting Lisbonë/Club Brugge

Real Madrid - Celtic/Manchester City

Bayern Munich - Celtic/Manchester City

Milan - Feyenoord/Juventus

PSV - Feyenoord/Juventus

Paris SG - Monaco/Brest

Benfica - Monaco/Brest

Monako - Paris SG/Benfica

Brest - Paris SG/Benfica

Feyenoord - Milan/PSV

Juventus - Milan/PSV

Celtic - Real Madrid/Bayern Munich

Manchester City - Real Madrid/Bayern Munich

Sporting Lisbonë - Atalanta/Borussia Dortmund

Club Brugge - Atalanta/Borussia Dortmund

Të premten përzihen goglat për “play-off”-in, ja si

Ndërkohë, skema e përcaktuar nga UEFA ka përcaktuar edhe rrugën e mëtejshme të Champions League së re. Të gjitha ekipet që janë kualifikuar në 1/8-tat dhe ato që do të luajnë në “play off”, kanë zbuluar dhe kundërshtarët e mundshëm që do të kenë në vijim.

Më 21 shkurt, sërish në Nyon, do të hidhet shorti i fazës së 1/8-tave (ndeshja e parë më 4 dhe 5 mars dhe ndeshja e dytë më 11 dhe 12 mars) 

Ja ekipet që do të kalojnë në raundin e 1/8-ve dhe kundërshtarët e tyre të mundshëm:

Liverpool - Paris SG/Benfica ose Monaco/Brest

Barcelona - Paris SG/Benfica ose Monaco/Brest

Arsenal - Atalanta/PSV ose Feyenoord/Juventus

Inter - Atalanta/PSV ose Feyenoord/Juventus

Atletico Madrid - Real Madrid/Milan ose Celtic/Manchester City

Bayer Leverkusen - Real Madrid/Milan ose Celtic/Manchester City

Lille - Atalanta/Borussia Dortmund ose Sporting Lisbonë/Club Brugge

Aston Villa - Atalanta/Borussia Dortmund ose Sporting Lisbonë/Club Brugge

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll