Sport

Tension në rritje, Guardiola gërvisht sërish fytyrën gjatë ndeshjes ndaj Club Brugge

Gjatë pjesës së dytë, Guardiola u shfaq dukshëm i lodhur, aq sa komentuesi i TNT Sports, Darren Fletcher, nënvizoi: “Sa herë që fokusohet kamera tek ai, shihet qartë se sa intensivisht po e përjeton këtë ndeshje”.

30 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

Tension në rritje, Guardiola gërvisht sërish fytyrën

ANGLI - Tifozët më të vëmendshëm nuk kanë mundur të mos vënë re gërvishtje të reja në fytyrën e Pep Guardiolës gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Club Brugge, e vlefshme për ditën e fundit të grupeve në Ligës së Kampionëve.

Një detaj kurioz që ka nxitur spekulime për nivelin e stresit të përjetuar nga trajneri spanjol në këtë fazë vendimtare të sezonit.

Kampionët në fuqi të Anglisë përjetuan një pjesë të parë të komplikuar, duke përfunduar 1-0, përpara se ta kthenin ndeshjen në pjesën e dytë falë lojës së Mateo Kovacic dhe Savinhos, si dhe një autogol nga Club Brugge. Suksesi 3-1 i garantoi “Qytetarëve” kalimin në fazën tjetër të kompeticionit, por jo pa momente tensioni të fortë.

Gjatë pjesës së dytë, Guardiola u shfaq dukshëm i lodhur, aq sa komentuesi i TNT Sports, Darren Fletcher, nënvizoi: “Sa herë që fokusohet kamera tek ai, shihet qartë se sa intensivisht po e përjeton këtë ndeshje”.

Kështu ka raportuar Daily Mail në edicionin e saj online. Nuk është hera e parë në këtë sezon që trajneri katalanas ka shfaqur shenja nervozizmi. Tashmë gjatë barazimit të guximshëm 3-3 kundër Feyenoord, Guardiola u shfaq me gërvishtje në kokë dhe një prerje sipër hundës, duke ndezur debatin mbi presionin në rritje që po shoqëron Manchester Cityn e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll