Sport

VIDEO / Milani e “djallos” në Zagreb, Atalanta barazon me Barcelonën!

Nuk zhgënjejnë në ndeshjet respektive Atletico e Madridit, Levekuseni dhe Arsenali, që kompletojnë tetëshën e parë (Liverpooli dhe Barça ishin të kualiaifikuara)

29 Janar 2025, 23:08 Nga DOSJA

VIDEO / Milani e “djallos” në Zagreb, Atalanta barazon me

ZAGREB - Zhëgnjimi i madh i raundit të tetë dhe të fundit të fazës së kampionatit të Champions League është Milani. Edhe pse në letër kishte një kundërshtar më se të kaluashëm për të ruajtur pozicionin në tetëshën e parë, kuqezinjtë e ‘djallosën’ në fushën e Dinamos së Zagrebit, ku u mpostëm 2-1.

Bën një ndeshje të madhe Atalanta, por barazimi i arritur në fushën e Barcelonës (për vendësit realizuan Yaml dhe Araujo ndërsa për bergamaskët Ederson dhe Pasalic) nuk i mjaftoi për të qenë në tetëshë.

Fitore e madhe Aston Villas 4-2 ndaj Celtic, duke qenë ekiopi i fundit në tetëshën e parë, ndërsa Lille u katapultua e gjashta. Nuk zhgënjejnë në ndeshjet respektive Atletico e Madridit, Levekuseni dhe Arsenali, që kompletojnë tetëshën e parë (Liverpooli dhe Barça ishin të kualiaifikuara).

Fitojnë PSG dhe Manchester City, që sigurojnë pjesëmarrjen në play off. Ndodh ajo që më pak pritej në ndeshjes e Zagrebit mes Dinamos dhe Milanit. Në minutën e 19 Baturina e dërgon topin në rrjetën e portës së Maignan. Një start i keq për ‘Djallin’, që i duhet patjetër fitorja për të qenë në tetëshën e parë. Gjiçka shkon keq për Milanin, Musah ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 39-të. Vendësit në avantazh të një goli dhe në superioritet numerik. 

Milani arrin të barazojë në minutën e -54-t me Pulisic, vetëm pak minuta pasi Stojkovicit iu anulua goli për prekje të topit me dorë. Zgjat paka barapesha në rezultat, Pjaca kthen në epërsi Dinamon, 2-1.

VIDEO / Milani e “djallos” në Zagreb, Atalanta barazon me

VIDEO / Milani e “djallos” në Zagreb, Atalanta barazon me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll