Sport

Tel përshëndetet me tifozët pas ndeshjes së Champions: largimi në janar është i qartë...

Francezi, iu afrua këndit të Allianz Arena, duke duartrokitur dhe përshëndetur tifozët. Të gjitha veprimet e tij u dukën si një lamtumirë, të paktën për momentin nga bavarezët.

30 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Tel përshëndetet me tifozët pas ndeshjes së Champions:

GJERMANI - Është e qartë: Mathys Tel ka kthyer hapat e tij dhe ka vendosur të largohet nga Bayern Munich deri në fund të afatit kalimtar të dimrit.

Anësori i majtë francez, i lindur në vitin 2005, nuk ka ndërmend të presë deri në qershor për t'u larguar dhe për të luajtur, duke hequr dorë nga lufta për një vend në skuadrën e Vincent Kompany.

Një konfirmim i mëtejshëm erdhi nga mbrëmja e djeshme e Champions League. Në fund të ndeshjes së fituar nga Bayern Munich ndaj Slovan Bratislavës, në fakt, anësori ofensiv i lindur në vitin 2005, iu afrua këndit të Allianz Arena, duke duartrokitur dhe përshëndetur tifozët. Të gjitha veprimet e tij u dukën si një lamtumirë, të paktën për momentin nga bavarezët.

Mbi të gjitha, Premier League është në gjurmët e Tel. Lojtari, i lidhur gjithashtu me Napolin, është veçanërisht i interesuar për Arsenalin dhe Tottenhamin. Deri më sot, sipas thashethemeve të fundit, “Topçinjtë” duket se janë në pole position. Ndërkohë më poshtë propozojmë videon e përshëndetjeve të Telit për tifozët e Bayernit, të publikuar nga kolegët e Magenta TV në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll