Sport

Real Madrid dhe Man.City rrezikojnë përballjen në “play-off”. Ancelotti: “Nuk na pëlqen të luajmë kundër tyre”

“Formati? Nuk më pëlqen, ka shumë lojëra, ideja ime e futbollit është t'i pakësoj ato për të reduktuar konsumimin e lojtarëve, jo për të shtuar më shumë”.

30 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

Real Madrid dhe Man.City rrezikojnë përballjen në

SPANJE - Real Madrid mposht Brestin dhe fluturon për në “play-offin” e Champions League, ku do të përballet me një ndeshje mes Celtic dhe Manchester City.

Pikërisht për një takim të mundshëm me kampionët e Anglisë të Pep Guardiolës, trajneri i merenges, Carlo Ancelotti, është shprehur kështu në konferencën për shtyp: “Duhet të presim shortin, nëse do të shkojë te City padyshim që do të jetë më i komplikuar. Ne jemi të lumtur, është turp që nuk u zgjuam më herët në këtë garë."

Po sikur të duhej të zgjidhnit kundërshtarin mes Manchester City dhe Celtic?
”City ka më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve. Është një realitet. Nuk na pëlqen të luajmë kundër tyre. Formati? Nuk më pëlqen, ka shumë lojëra, ideja ime e futbollit është t'i pakësoj ato për të reduktuar konsumimin e lojtarëve, jo për të shtuar më shumë”.

Rodrygo, shtatë gola në janar, a është ai në top formë?
“Jo, e kam parë gjithmonë mirë. Mund të ketë momente në të cilat ai ia del pak a shumë mirë, por gjithmonë punon mirë për ekipin”.

Në Brest?
“Ai bëri mirë, kishte mjaft mundësi për të shënuar. Ata luajtën mjaft mirë. Ndjenja që transmeton është e mirë, shpresoj që të vazhdojë kështu edhe në fazën tjetër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll