Sport

Nënshkrimi i Danilos me Flamengon është zyrtar, tifozët përshëndesin kapitenin…

Ish-lojtari i Juventusit ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2026 dhe do të veshë fanelën me numrin 13 në skuadrën braziliane të Flamengos.

30 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Nënshkrimi i Danilos me Flamengon është zyrtar, tifozët

ITALI - Flamengo ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Danilos: ish-lojtari i Juventusit ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2026 dhe do të veshë fanelën me numrin 13, një zgjedhje që u festua edhe nga tifozët e Juventusit, që donin t'i thonin lamtumirë ish-kapitenit me rastin e ndeshjes kundër Benficës.

Në minutën e 6-të, për brazilianin, në sektorin jugor të Allianz Stadium, u shfaqën dy pankarta: “Tifozët e Juventusit, faleminderit për gjithçka Danilo” lexohej në banderolën në e parë; “Në një botë pa vlera, ne përshëndesim me nderime kapitenin Danilo”, është teksti i pankartës së shpalosur në unazën e dytë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll