Sport

VIDEO / Interi fiton lehtësisht përballë Monacos me një super Lautaro!

Argjentinasi është autori i të tre golave përballë francezëve të Principatës.

29 Janar 2025, 22:58 Nga DOSJA
VIDEO / Interi fiton lehtësisht përballë Monacos me një

ITALI -Interi fiton lehtësisht përballë Monacos me shifrat 3-0 në ndeshjjet e fundit të fazes së grupit të Champions League. Zhbllokohet që në minutën e tretë ndeshja mes Interit dhe Monaco-s, në “San Siro”. Lautaro Martinez i tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke u dhënë epërsinë në rezultat zikaltërve.

Në minutën e 12-të, ndodh jë tjetër episod në favor të vendësve: Christian Mawissa Elebi ndëshkohet me karton të kuq e për rrjedhojë skuadra e Principatës mbetet me 10 lojtarë.

Në të 16-tën, argjentinasi realizon të dytin, i asistuar nga Barella. Nuk ndalet Lautaro, realizon të tretin në fundin e sfidës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll