Sport

Shkarkohet trajneri 53 vjeçar, kryente marrëdhënie me gratë e futbollistëve të tij

11 Mars 2019, 14:29 Nga DOSJA
Shkarkohet trajneri 53 vjeçar, kryente marrëdhënie me

Një skandal ka shpërthyer në Paraguai këto ditët e fundit pasi presidenti i klubit të Libertadit, Francisko Gimenez Lalvo ka shkarkuar nga detyra trajnerin Leonel Zuleta me anë të një deklarate, ku ka lënë shumë hapësira për të spekuluar.

Me trajnerin nuk kam pasur kurrë probleme, por për të drejtuar një skuadër të madhe duhet që tekniku të ketë raport të mirë me futbollistët, çka nuk ka ndodhur në ekipin tim. Mbi arsye më të shumta pyesni të interesuarin.

Tekniku kishte fituar Kupën “Libertadores” në sezonin e parë me skuadrën, por një raport jashtëmartesor me dy nga bashkëshortet e futbollistëve që stërviste, ka bërë që në Paraguai të shpërthejë një rast i paprecedent mediatik.

Edgar Benitez dhe Serxhio Akuino janë dy futbollistët, gratë e të cilëve kanë pasur marrëdhënie me trajnerin e bashkshortëve të tyre, ndërkohë që ngjarja shkon më tej ngaqë përflitet për një tjetër marrëdhenie më një zyrtat të klubit paraguaian.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport marredhenie jashmartesore paraguai skandal marredhenie jashmartesore paraguai skandal

Sondazh

Poll