Politike

Ahmetaj nxjerr FOTON: Rama pi verë të shtrenjtë në "Kopshtin e Luleve" me kreun e krimit, kushton 33 mijë e 600 dollarë

Ahmetaj ka nxjerrë një foto të verës që sipas tij kushton rreth 33 mijë e 600 dollarë. Lidhur me këtë ai përmend edhe rastin e Onkologjikut, ku pacientët vuajnë nga mungesa e ilaçeve, teksa shton se pacientët janë në luftë me jetën, kryeministri pi verë të shtrenjtë në kopshtin e luleve.

27 Janar 2025, 23:25 Nga B.Z
Ahmetaj nxjerr FOTON: Rama pi verë të shtrenjtë në
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza mbrëmjen e sotme kundrejt kryeministrit Edi Rama se ky i fundit pi verë të shtrenjtë në koshtin e luleve me krerët e krimit. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka nxjerrë një foto të verës që sipas tij kushton rreth 33 mijë e 600 dollarë. Lidhur me këtë ai përmend edhe rastin e Onkologjikut, ku pacientët vuajnë nga mungesa e ilaçeve, teksa shton se pacientët janë në luftë me jetën, kryeministri pi verë të shtrenjtë në kopshtin e luleve.

Ahmetaj: Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in between dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit.

Ptyetje: Pra ju po thoni që te dhoma e luleve Rama me kreun e krimit pijnë këtë verë që kushton 33 mijë e 600 dollarë?

Ahmetaj: Dhe njëri prej tyre mburret.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll