Politike

"Cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare!" Ahmetaj: Projekti i TVSH-së ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga Rama

Ahmetaj tha se ai vetë është fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. 

27 Janar 2025, 22:02 Nga M.B
"Cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare!"
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se projekti i TVSH-së ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se ai vetë është fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. Ai shtoi se kryeministri e di shumë mirë çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

"Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend. Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ekonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet.

Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.

Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtare, fiskale dhe financiare", tha Ahmetaj.

arben ametaj

Sondazh

Poll