Politike

"Një biletë në NBA i kushtoi 28 mijë dollarë"/ Denoncimi i Ahmetajt: Biznesmeni që pagoi çarterin e Ramës nga Shtutgarti mori leje ndërtimi

Ahmetaj deklaroi se sipas tij një biletë ka kushtuar 28 mijë dollarë dhe Rama edhe pse e ka detyrim ta tregojë kush ja ka paguar nuk e tregon. Ahmetaj ka ngritur pyetjen se përsa SPAK nuk heton se nga vijnë këto para.

27 Janar 2025, 23:06 Nga B.Z
"Një biletë në NBA i kushtoi 28 mijë
Arben Ahmetaj

ZVICËR - Ish zv/kryeministri, Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se sipas tij biznesmeni që pagoi çarterin kryeministrit Rama nga Shtutgarti (te ndeshja në NBA) mori leje ndërtimi. Në një intervistë për emisionin Çim Peka LIVE, Ahmetaj deklaroi se sipas tij një biletë ka kushtuar 28 mijë dollarë dhe Rama edhe pse e ka detyrim ta tregojë kush ja ka paguar nuk e tregon. Ahmetaj ka ngritur pyetjen se përsa SPAK nuk heton se nga vijnë këto para.

Peka: Ishim tek pjesa e ndeshjes së NBA.

Ahmetaj: A u kap me foto te ndeshja e NBA. Është 22 deri 28 mijë dollarë një biletë. Nuk e tregon kush ia ka paguar, e ka detyrim, po nuk e tregon. Po mirë, e di ti që katër bileta janë trefish e gjysmë e akuzës time për hotelet. Që le të qëndrojnë, nuk qëndrojnë, po le të qëndrojnë. Çfarë ka bërë SPAK-u? Ku i gjen ky këto para? Ky është i pandëshkueshëm, dhe për ata që do ky, ka mbaruar pandëshkueshmëria??? Edhe merret ky me Ben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Ilir Metën, me Bardh Spahiajn, Ervin Salianjin…

Peka: Mos i fut të gjithë në një thes se Beqaj ka firmosur.

Ahmetaj: Dakord ore dakord, po kë do ky që të ndëshkohet, ndëshkohet, kë s’do ky, nuk zbaton as vendimin e Gjykatës Kushtetuese, as nuk lejon hetime. Del thotë për Erionin, për Erionin thotë i cenuan jetën private, familjen, ndërsa tek unë, 40 ditë Top Channel përmes Fugës dhe të këtij, 40 ditë thoshin deri gjëra të 1997. E di Ben Malaj që unë kam lënë leshtë për të ngritur tatimet. Ndërsa për Erionin thotë i hynë te familja, ore ti kreu i organizatës, në shtëpinë time gjetën gjoja vibrator, dolën informacione 5 minuta pasi kishin hyrë në shtëpi, ça the ti? Ti the po të isha unë gjyqtar… ti je gjyqtar, prokuror, autokrat, të gjitha je ti. Po bravo të qoftë, edhe një gjë tjetër, ti je sot në pushtet sot 28 vite, je më afatgjati. Dhe në fund të 28 viteve legasia jote do jetë krimi i organizuar. Mos përziej socialistët me këta. Ti për herë të parë është bërë në Shqipëri sindikatë krimi. Për Erion Veliajn thotë iu prek familja. Fëmija im është kërcënuar tre herë. Është kërcënuar fëmija im ore të dashur shqiptarë, e kam me fakt, punonte si dado, e kishte marrë Erjola, pas shumë investigimeve të mia është kapur duke çuar informacione dhe foto të familjes time dhe me deklaratë noteriale thotë, na futi fëmijën në rrezik, dhe me deklaratë noteriale thotë, kam deklaratën këtu, filania që punon pranë Emerald SPAK Tiranë dhe disa punonjëse të tjera që punojnë atje më është kërkuar të marr informacion për ju dhe për familjen tuaj. Dhe ku shkon fëmija juaj. Kjo është në 20.10.2022, kur kreu i organizatës kërcënoi indirekt përmes SPAK.

Dhe që atëherë unë nuk isha pjesë e Fierit dhe Elbasanit duhej të më gjenin… pra nëna imë nuk është nëna, është lopa, nëna e Erionit është tjetër.

Po mirë fluturimet me çarter i ka deklaruar ky, po marr nja dy, se kam 8, por po marr dy, përveç Air Albania-s që e nxora. Kush e ka paguar fluturimin nga Shtutgarti të çarterit dhe a kanë marrë leje ndërtimi, ky personi?

arben ahmetaj

Sondazh

Poll