Politike

"E përfshirë familja e kryeministrit"/ Ahmetaj: Eko-Parku, korrupsion dhe konflikt interesi! Rama 12 udhëtime me çarter

Po ashtu Ahmetaj ka theksuar se në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter, që sipas tij i ka edhe SPAK.

27 Janar 2025, 22:21 Nga I.A
"E përfshirë familja e kryeministrit"/ Ahmetaj: Eko-Parku,
Arben Ahmetaj

ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se familja e kryeministrit Edi Rama është e përfshirë drejtëpërdrejtë në korrupsion dhe konflikt interesi në aferën e Eco Parkut. Gjatë intervistës për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj ka theksuar se normale që për këtë aferë SPAK nuk ka për të hetuar.  

Po ashtu Ahmetaj ka theksuar se në telefonin e një biznesmeni ka të dhëna që faktojnë 12 udhëtime të Edi Ramës me çarter, që sipas tij i ka edhe SPAK.

Ahmetaj: Do ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja? Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut. Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit. Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.

Peka: E ka çuar Grupi Parlamentar i opozitës.

Ahmetaj: Nuk diskutohet që nuk hetohet. Nuk diskutohet që nuk do hetohet. Në telefonin e një biznesmeni, kur të më vijë kujtesa do ta them, janë mbi 12 fluturime ‘çarterash’ të kryeministrit që e ka SPAK-u. Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll