Politike

Ahmetaj: Më vjen keq për pronarët, por Rama e ka falimentuar Air Albania-n, ja shifrat

Ahmetaj tha se që nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania e cila tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro.

27 Janar 2025, 22:22 Nga M.B
Ahmetaj: Më vjen keq për pronarët, por Rama e ka falimentuar Air
Arben Ahmetaj

ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se kryeministri Edi Rama e ka falimentuar kompaninë ajrore Air Albania. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se që nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania e cila tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro. Ai shtoi se qytetarët shqiptarë kanë paguar për charterin e tij nëpërmjet taksave.

"Më vjen keq për pronarët, por ky Air Albanian e ka falimentaur. Kam këtu bilancin e Turkish Airlines. Është në anglisht, por do jua përkthej po munda me fjalë të thjeshta. Që nga 31 dhjetori i 2019 humbja e Air Albania e cila tejkalon gjithë totalin e aksioneve të grupit në këtë joint venture është 20 mln euro. A ka thënë ky që 'unë jam maskoti' figura e reklamës, imazhi i Air Albanias. Tani imagjinoni Michael Jordan që është imazhi i Nike që të humbasi jo 20 mln por 200 mln euro apo 2 mld, dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët shqiptarë kanë paguar për charterin e tij nëpërmjet taksave.

Aty jemi duke folë për devijim, nga Tirana për në Romë, një fluturim është 14 mijë euro. Sipas këtyrë dokumentave ky kapital është shkrirë. Le ta investigojnë dhe unë kërkoj të faluar nëse nuk është kështu. Ose le të më çojnë në gjyq për këtë. Meqë deshën dokumenta këta analistët që merr ti atje. Për projektin e agregatëve në Vlorë nuk dua të ndaloj. Është një skandal korruptiv ku gjakderdhja financiare ende vazhdon. Le të mos e investigojë Altin Dumani, le të merret me pllakat e banjos së Erjolës, le t’i shkatërrojë jetën fëmijëve të mi. Le të na përndjekin nga mbrapa. Lë të përndjekë gjithë miqtë e mi", tha Ahmetaj.

arben ahmetaj

Sondazh

Poll